Mauricio Pochettino nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pas Kupës së Botës 2026.
Pochettino tha se i ka thënë Federatës së Futbollit të SHBA-së se është “i hapur” për një kontratë të re. Por ka shtuar se çdo negociatë do të duhet të ndodhë pas turneut. Plani i Pochettinos është ta dërgojë përfaqësuesen amerikane të futbollit sa më larg të jetë e mundur në Kupën e Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani jemi të përqendruar në Kupën e Botës. Pastaj, nëse duam të qëndrojmë, kemi muaj për të folur, ose ditë, ose javë. Sepse janë katër vjet deri në Kupën e Botës të ardhshme”, tha Pochettino.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës.
Amerikanët kanë fituar dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjen e fundit të Grupit D e luan kundër Turqisë.