Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini ka komentuar ndarjen e mjeteve prej 100 euro për disa kategori nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në emisionin “tre8tre” në KTV ai tha se shtesat prej 100 eurove nuk e zbusin inflacionin por paraqesin thellimin e varfërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtesat prej 100 eurove nuk e zbusin inflacionin, kjo paraqet një thellim të varfërisë. Në periudhën afatshkurtër ka efekt sepse imagjinoni një pensionist që i merr 150 euro të ia jepni edhe 100 euro sado pak ia zbutë aty për aty inflacionin. Por periudhën afatmesme dhe afatgjate e varfëron ekonominë e vendit. Përfituesit më të mëdhenj të këtyre mjeteve financiare janë shtetet që eksportojnë produkte në Kosovë”, tha Misini.
Sipas tij, kjo Qeveri nuk ka të drejt të ndaj shtesa pasi është vetëm qeveri në detyrë dhe kësisoj po tenton të blej vota.
“Qeveria nuk ka të drejtë të ndajë çdo herë që shkojmë në zgjedhje shtesa, sepse është qeveri në detyrë. Sepse kjo është blerje votash dhe totalisht korrupsion. Por sa i përket partive opozitare që po e kritikojnë Kurtin edhe ata kanë bërë njësoj. Gjatë kohës së fushatës kemi pas rast partitë që kanë qenë më parë në pushtet e kanë proklamuar një sistem të tillë duke premtuar një rritje pagash për sektorin publik e duke injoruar sektorin privat. Pra kjo është një mendësi primitive i liderëve që nuk donë me zhvillu ekonominë por donë me vazhduar me manipulua më lehtë me popullatën”, ka shtuar profesori.
Ndërsa sa i përket shtesave për nënat lehona, ekonomisti theksoi se përqindja e grave të punësuara është shumë e ulët.
“Struktura e punësimit të grave është 20 për qind. Është një strukturë të fuqisë punëtore që nuk kërkon punë. Shtrohet pyetja pse nuk kërkon punë. Imagjinojeni një nënë që i ka dy fëmijë ajo më llogari ka të rrijë në shtëpi se sa të shkoj në punë. Për me i dërgua dy fëmijë në kopsht publik duhet të kesh të njohshëm sepse kopshti publik është kosto tjetër e ta dërgosh në kopsht privat kushton prej 250 deri në 350 euro dhe për shembull ajo nënën merr pagën 500-600 euro e nëse e ka edhe fëmijën e dytë ajo nuk ka mundësi financiare t’i dërgoj në çerdhe kështu që ajo detyrohet të qëndroj në shtëpi dhe të kujdeset për ta. Dhe tani nëse një nënë 22-23 vjeçare shpenzon 15 vjet kohë për t’i rritur fëmijët sepse nuk është vetëm çerdhja është edhe shkolla. Pra, për shembull unë e kam fëmijën në klasë të parë, kush ma dërgon mu fëmijën në shkollë prej orës 13:00? Kështu që ose unë ose bashkëshortja duhet ta lëmë punën për t’u kujdesur për të, pasi nëse e dërgoj në qëndrim ditor mund të shkoj deri në 300 euro. Pra nëse paga juaj është e ulët detyrohesh me e lënën punën dhe t’i dërgosh fëmijët në çerdhe apo qëndrim ditor”, deklaroi Misini.