Arbëri

Emini: Vetëofrimi i Kurtit për pranimin e azilkërkuesve nga Britania ishte i çuditshëm

Donika Emini

Ekspertja për politikë të jashtme, Donika Emini, e ka quajtur të çuditshëm propozimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që Kosova të ndërtoj qendra për kthimin e azilkërkuesve nga Britania e Madhe, në këmbim të forcimit të sigurisë së Kosovës.

Në emisionin “Interaktiv” në KTV, Emini tha se vetofrimi i Kurtit në këtë mënyrë lexohet edhe si dëshpërim për të forcuar marrëdhëniet bilaterale.

“Ka pasur një diskutim në takimin e Tiranës në kuadër të komunitetit politik evropian ku Starmer e ka testuar idenë mirëpo vetofrimi i Kurtit ishte mjaft i çuditshëm. E para, trendi i vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat po ofrohen te vendet e BE-së duke i ofruar shërbime të cilat janë me shumë pikwpyetje jo vetëm për mënyrën se si do të implementohet, ka pyetje morale, ka pyetje legjitime, në lidhje me ligjshmërinë e marrëveshjeve të tilla por edhe kapacitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të ofrojnw këto shërbime. E dyta, vetofrimi në këtë mënyrë lexohet edhe si dëshpërim pwr të forcuar marrdhënie bilaterale me vendet të cialt Kosova ka një aleancë mjaft të mirë. Kosova dhe Britania kanë një bashkëpunim shumë të mirë bilateral edhe në fushën e mbrojtjes edhe në fushën e sigurisë”, deklaroi Emini.

Sipas saj është ende e paqartë se çka konkretisht kërkohet nga Mbretëria e Bashkuar në shkëmbim të një shërbimi që është mjaft problematik kur dihet se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Danimarkën për të pranuar të burgosur në Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përsëriti edhe gjatë ditës së sotme se e refuzon kërkesën që azilkërkuesit që refuzohen nga Britania e Madhe, të gjejnë strehim në Shqipëri. Gjithashtu edhe Mali i Zi është shprehur i rezervuar në këtë kërkesë.

Emini ka folur edhe për Planin e Rritjes, derisa ka theksuar se ndërkombëtarët janë të frustruar me elitën politike të Kosovës.

Emini ka folur edhe për Planin e Rritjes, derisa ka theksuar se ndërkombëtarët janë të frustruar me elitën politike të Kosovës.

Ajo ka shtuar se BE-ja krejt investimin kapital po e bën në Shqipëri e Mal të Zi sepse i shohin si "storie suksesi", e në raport me Kosovën e Serbinë "nuk ka storie suksesi". 

“Ka frustrim në raport me elitën politike në Kosovë sepse konsiderohet që Brukseli po shkon, po vrapon prapa Kosovës duke e lutë të marrë fonde të cilat vendi në mënyrë të padrejtë po i refuzon në një mënyrë”, ka thënë ajo.