Për vitin 2025, Ministria e Punëve të Brendshme në një listë, ka treguar emrat më të shpeshtë të fëmijëve të lindur në Kosovë, të cilët kanë dominuar në regjistrimin e lindjeve.
Për vajzat, emri më i preferuar është Ajla, i cili ka arritur 346 regjistrime, duke e renditur si emrin më të zakonshëm të vitit 2025. Pas saj renditet emri Dua me 342 regjistrime, dhe Hana me 254 regjistrime. Në vitin e kaluar, Dua ka qenë emri më i shpeshtë për vajza.
Për djemtë, Troi është emri më i preferuar me 296 regjistrime. Pas tij, renditet emri Mal me 244 regjistrime dhe Malik me 244 regjistrime gjithashtu. Edhe në vitin 2024 emri Troi ka qenë emri më i shpeshtë.

