Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë të martës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Prishtinës, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e kryeqytetit dhe Fushë-Kosovës.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se intervenimet kanë përfshirë largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje ka njoftuar se aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.
Ndërkohë, kjo drejtori ka renditur vendet ku është intervenuar dhe në çka.
Rastet e intervenimit:
Dardani – largim i llamarinës
Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës
Te Trafiku Urban – prerje e plepit
Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës
Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës
Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave
Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës
Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës
Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë
Bregu i Diellit – largim i ulluqeve
Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi
Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine
Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi
Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje
Fshati Hajvali – tym në shtëpi
Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish
Fshati Mramor – zjarr malor