Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familja e bindur se Liridon Rexhepi është i pafajshëm pas arrestimit nga autoritetet turke

Liridon Rexhepi

Liridon Rexhepi

Familja e Liridon Rexhepit, kosovarit që u arrestua të martën në Stamboll, është e bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen.

Rexhepi u arrestua nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një reagim të martën vonë, familja Rexhepi ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me secilin institucion të Kosovës dhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.

“Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll. Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni. Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.  Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci”, thuhet në porosinë e familjes, e cila është përcjellë nga avokati Arianit Koci në Facebook.

LEXO EDHE: