Familjarët e Jetmir Aliajt i cili është vrarë në vendin e punës në një kazino në Suharekë gjatë marsit janë duke pritur për vendimin e gjykatës.
Familjarët e Aliajt po kërkojnë dënim maksimal.
Derisa në orën 13:00, Gjykata e Prizrenit do të shpallë aktgjykimin për ish-zyrtarin policor.
Shefki Spahiu nga komuna e Suharekës akuzohet për veprën penale “Vrasje rëndë” dhe “Manipulim me prova”. Spahiu për veprën e dytë ka pranuar fajësinë në fillim të gjykimit. Ai e kishte vrarë Aliajn me armë zyrtare të Policisë.