Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 7 qershor.
Siç ka thënë ai, vendimin e ka marrë pas “një reflektimi të thellë mbi nevojat për ndryshim, që unë mendoj se i duhen partisë sonë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky vendim nuk është aspak shmangie nga përgjegjësia politike, as nga idealet liribërëse dhe shtetndërtuese të PDK-së, me të cilat jam prirë gjatë gjithë rrugëtimit tim politik e institucional”, ka shkruar në Facebook Shala.
Shala ka thënë tutje se duke u tërhequr vetë, po i jep hapësirë një brezi të ri kuadrosh politikë.
“Besoj se sot, dhe në të ardhmen, PDK-ja duhet të jetë shumë më konkurruese dhe shumë më përfaqësuese në skenën politike kosovare. Mendoj se në PDK duhet të krijohet hapësirë për një frymëmarrje të re politike, shumë më e thellë seç është tani. Një frymëmarrje që duke e ruajtur trashëgiminë dhe frymën autentike politike, të arrijë t’u përgjigjet me guxim dhe vizion sfidave të kohëve që po vijnë”, ka thënë ai.
Shala ka theksuar tutje se moskandidimi i tij nuk do të thotë edhe largim nga PDK-ja.