Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka njoftuar se ka filluar inspektimin, pas informacioneve se vendimi për pagën minimale për punëtorët e sigurimit fizikë dhe teknikë në objektin e Ministrisë nuk po zbatohet.
Siç sqarohet edhe në njoftim këta punëtorë janë të punësuar nga kompani private kontraktuese, ndërsa Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës paguajnë vetëm shërbimin e kontraktuar dhe jo drejtpërdrejt punëtorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si rezultat, Inspektorati Qendror i Punës ka filluar inspektimin ndaj kompanive përkatëse, me qëllim të verifikimit të plotë të zbatimit të legjislacionit të punës dhe vendimit për pagën minimale. Theksojmë se Inspektorati Qendror i Punës nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare nga punëtorët e kompanive, megjithatë institucionet kanë vepruar menjëherë për të verifikuar situatën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Gjatë ditës, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka akuzuar se punëtorët e sigurimit fizikë dhe ata teknikë të cilët punojnë në objektin e Ministrisë së Punës kanë marrë pagë më të vogël sesa paga minimale që ka ndryshuar nga 1 janari sipas vendimit të Qeverisë.
Në reagimin e Azemit thuhet po ashtu që sot, më 10 mars, këta punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin shkurt, “që sipas të gjitha gjasave do të ju ofrohet e njëjta pagë”.
“Edhe aty ku punëtorët duhet të gjejnë mbështetje dhe drejtësi, ligji nuk po zbatohet. Këta punëtorë janë ankuar se pagat e muajit Janar i kanë marrë pa rritje dhe jo sipas vendimit në fuqi, pra nën pagën minimale. Sot është data 10 Mars dhe këta punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin Shkurt, që sipas të gjitha gjasave do të ju ofrohet e njëjta pagë”, thuhet në reagim.