Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore e përmbarimore më 2025

Komuna e Prishtinës

Komunat e Kosovës kanë paguar 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025, thuhet në një raport të Institutit GAP. 

Është një rritje prej 47 për qind krahasuar me vitin 2024. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këto obligime gjyqësore dhe përmbarimore vijnë nga kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, vendimi qeveritar i vitit 2008 për pagesë shtesë bazuar në kualifikim, kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyesit civilë dhe vonesat në pagesa ndaj furnitorëve. Po ashtu projektet kapitale të dështuara”, thuhet nga GAP. “Këto janë para të taksapaguesve që shkojnë për të paguar gjoba dhe detyrime ligjore të komunave, para që mund të ishin shpenzuar për rrugë, shkolla dhe shërbime për qytetarët”.

Prishtina ka prirë me rritje të pagesave, nga 10.6 milionë euro sa kishte paguar në vitin 2024, në vitin 2025 ka paguar 45.7 milionë euro. Leposaviqi është i dyti me rritje nga 168 mijë euro në 707 mijë. Mamusha është e treta me rritje nga 51 mijë në 179 mijë. 

E disa komuna si Peja, Fushë-Kosova dhe Dragashi kanë arritur t’i ulin pagesat në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.