Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar

aksident

Foto: TCH

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare në Vërmicë.

Policia ka thënë se janë përfshirë gjashtë automjete dhe tetë persona janë lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje", njoftoi Policia.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. 

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet emergjente, të cilët kanë ndërhyrë për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar situatën.

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Policia po e menaxhon trafikun dhe u bën thirrje qytetarëve të shmangin këtë segment, nëse kanë mundësi, ose të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi po ashtu për kolona dhe pritje të gjata në pikëkalimin në Morinë.

"Ju inkurajojmë që të shfrytëzoni PKK tjera si alternativë", apeloi Qendra.