Anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se brenda 7 muajve të këtij viti janë zhvilluar gërmime në 15 lokacione.
Sipas tij gërmimi i realizuar këtë javë në fshatin Brekoc të Gjakovës, ka qenë i 15 me radhë i realizuar brena këtij viti.
Ai ka thënë se kanë në plan që të zhvillojnë gërmime edhe në 15 lokacione të tjera.
“Aktiviteti gërmues i realizuar dje i bie të jetë lokacioni i 15-të, pra janë rreth 15 lokacione të trajtuara gjatë këtyre 6 apo 7 muajve të këtij viti... Po ashtu në bazë të diskutimeve që kemi me kolegë nga Drejtoria e policisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me ata të Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë edhe 10 deri në 15 lokacione që janë pjesë e agjendës, që besoj që do të trajtohen me shumë prioritet”, është shprehur Gara në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka theksuar se sfiduese dhe shqetësuese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, gjerësisht qasja, siç ka thënën, politizuese e Serbisë ndaj kësaj çështjeje.