Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme.
Sipas tij, çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodhë vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim.
“Çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në Facebook.