Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të arrestuar për nxjerrje ilegale të thëngjillit në Vushtrri

Thengjill

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në Komunën e Vushtrrisë, konkretisht në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc është zhvilluar një aksion me Policinë e Kosovës pas dyshimit se në këto lokacione po nxirrej thëngjill ilegalisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni, janë arrestuar 6 persona si dhe janë sekuestruar eskavatorë e kamioneta.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione. Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë (6) persona të cilët do të intervistohen nga policia. Po ashtu, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë, gjashtë (6) kamioneta, dhe një (1) traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Rasti është iniciuar si vepër penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.