Arbëri

Gjendja e rrugës me shumë gropa nxjerr në protestë banorët e “Lagjes së Spitalit”

Gjendja e rëndë e rrugës “Nimete Progonati” i ka nxjerrë në protestë banorët e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë. Balta gjatë motit me shi e pluhuri gjatë verës janë bërë të padurueshme për ta tash e disa vjet.

Të revoltuar, ata kanë dashur të bllokojnë rrugën që shfrytëzohet nga shumë kamionë të kompanive ndërtuese, por këtë nuk e ka lejuar policia.

Banori Ragip Zeneli thotë se ndihen të diskriminuar për shkak të mosinvestimit në këtë pjesë, raporton KOHA.

banorëve, kërkesat ndaj komunës për rregullimin e rrugës janë të vazhdueshme që nga viti 2014.

Përveç këmbësorëve, shfrytëzimi i rrugës me shumë gropa është bërë i vështirë edhe për automjetet.

Përfundimisht, komuna thotë se rregullimi i rrugës do të nisë brenda dy javësh.

Drejtori për Investime Kapitale, Gëzim Mehmeti thotë se kontrata për asfaltimin e kësaj rruge është nënshkruar edhe në të kaluarën, por për shkak të mosrespektimit të saj nga ana e kompanisë, e njëjta është shkëputur.

Rruga që gjendet afër Pallatit të Drejtësisë, lidh disa lagje të kryeqytetit.