Pritjet e gjata vazhdojnë në disa pika kufitare të Kosovës.
Në përditësimin e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar, pas orës 20:10, raportohet se pritjet për të hyrë në Kosovës nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë janë rreth 40 minuta.
E për të hyrë nëpërmes Jarinjës pritjet janë deri 20 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata. Në Merdar pritjet janë deri 10 minuta, sa janë edhe në Bërnjak.
