Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjini kandidat i AAK-së për kryeministër: Nuk po hyjmë për prag

Ardian Gjini

Foto: Driton Paçarada

Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se partia e tij nuk hyn në këto zgjedhje vetëm për të kaluar pragun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë jam i propozuar për kandidat për kryeministër dhe për bartës të listës por duhet ta presim vendimin e Këshillit Drejtues. Aleanca është duke u bërë gati për një betejë dhe kjo betejë nuk ka të bëjë me prag dhe kurrgjë tjetër. Beteja ka të bëjë që me ia dhënë Kosovës një qeveri normale një qeveri që i ka fjalët e buta e punët serioze dhe serta”, ka thënë ai.

Gjini pritet të jetë kryetar i ri i AAK-së, pas largimit të Ramush Haradinaj nga ky post.