Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në magjistralen Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila po ashtu bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë menjëherë trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 10:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë. Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.