Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan destabilizimin e Kosovës dhe komprometimin e KFOR-it

Ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se është penguar një nga qëllimet e qarqeve politike dhe të sigurise, të cilat përmes një afere kanë tentuar komprometimin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Sipas Gjukanoviqit, në kabinetin e ish-presidentit jugosllav, Vojislav Koshtunica, ka vepruar një grup që përfaqësonte vazhdimësinë e politikave të kohës së Sllobodan Millosheviqit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se ky rreth politik dhe i sigurisë ka pasur si objektiv destabilizimin e Kosovës, me synimin që të ngadalësohej dhe në fund të pengohej njohja ndërkombëtare e saj.

Në këtë kuadër, sipas tij, ishte planifikuar edhe dëmtimi i imazhit të KFOR-it dhe komandës së tij ushtarake në Kosovë, raportoi "Mportal".

Për këtë qëllim, ai ka thënë se janë përgatitur 27 vajza që duhej t’u ofroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. 

“Mes tyre ishte edhe S.Ç. Informacioni që kishim atëherë ishte se ajo trajnohej në hapësirat e stadiumit ‘Obiliq’ në Beograd. Për fat të mirë, KFOR-i dhe UNMIK-u në kohë kanë ardhur në posedim të informacionit dhe e kanë parandaluar këtë aktivitet”, ka deklaruar ai.