Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale që të ndryshojë aktvendimin e Gjykatës Themelore për lirimin e Nebojsha Tomasheviqit, i dyshuar për krime lufte në Syriganë të Skenderajt.
Gjykata e Apelit e ka arsyetuar vendimin se gjykata e shkallës së parë e ka vlerësuar gabimisht lirimin Nebojsha Tomasheviqit, i dyshuar për krime lufte në Syriganë të Skenderajt, Gjykata e Apelit ka urdhëruar t’i caktojë atij 30 ditë paraburgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTomasheviq i cili ishte arrestuar më 1 mars të këtij viti bashkë me persona të tjerë për krime lufte në Syriganë të Skenderajt, ishte liruar nga Gjykata Themelore meqë kishte konstatuar se ndaj të pandehurit se i njëjti nuk e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.
Për këtë vendim të Themelores, Prokuroria Speciale e cila kërkuar paraburgim për të dyshuarin, pati dorëzuar ankesë në Apel.
Sipas vendimit të Apelit, ekziston dyshimi i bazuar se Tomasheviq ka qenë i përfshirë në veprime kriminale kundër popullatës civile gjatë periudhës 1999.
"Deklarata e dëshmitarit i cili ka deklaruar se gjatë ngjarjeve i kujtohet qartë zëri i Nebojsha Tomasheviqit, i cili kishte gjuajtur me mitraloz dhe kishte bërtitur ‘Prite Azem Bejta prite’, e ky deklarim përbën element të rëndësishëm identifikues pasi që dëshmitari e lidh të pandehurin Nebojsha Tomasheviq me vendin e ngjarjes dhe me veprimet e armatosura të forcave serbe gjatë sulmeve ndaj popullatës civile", thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Në vendimin e shkallës së dytë, thuhet se ka edhe dëshmitarë të tjerë që e kanë parë të armatosur të dyshuarin Tomasheviq.
"Dëshmia e dëshmitares sipas të cilës gjatë luftës në një periudhë kur në atë zonë ishte prezent OSBE-ja, ajo ishte kthyer në fshatin Syriganë për të parë gjendjen e shtëpisë dhe në atë rast ishte takuar me të pandehurin Nebojsha Tomasheviq, i cili i armatosur dhe ishte drejtuar dëshmitares me fjalët se ‘ju kurrë nuk keni me u kthye në Syriganë’", thuhet në vendimin e Apelit.
Sipas Gjykatës së Apelit, caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin Nebojsha Tomasheviq, ka bazë ligjore meqë ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurit, meqë i njëjti ka shtetësi të Serbisë.
Ankesë në apel kishin bërë edhe avokatët e të pandehurve të tjerë Ratko Krakoviq, Goran Tomaseviq, Sinisha Tomaseviq, Predrag Tomaseviq, të cilët gjenden në paraburgim që nga fillim marsi i këtij viti., të cilët kishin kërkuar lirimin e të pandehurve.
Por, Apeli i ka refuzuar ankesat e tyre.
Sipas Gjykatës së Apelit, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale te cilat u vihen në barrë.
Në vendimin e shkallës së dytë thuhet se në dëshmitë e dëshmitarëve vërtetohet fakti se të pandehurit gjatë muajit qershor të vitit 1998 kanë filluar sulme dhe spastrim etnik të fshatit Syriganë duke shtënë me armë të ndryshme nga pozicione të ndryshme ku kanë qenë të vendosur, pozicione dhe lokacione përshkruhen nga dëshmitarët me emërtime të sakta.
Të dyshuarit janë arrestuar më 1 mars të këtij viti, në Syriganë të Skenderajt, për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.