Edi Gusia, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore ka thënë se e dënojnë gjuhën e urrejtjes e cila është përdorur ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se ajo gjuhë është e dënueshme dhe duhet të dënohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGusia ka shtuar se gratë politikane janë target më i lehtë për kërcënime.
“Kjo për arsye të stereotipeve gjinore dhe të normave kulturore ku ka tendencë të burrave me mentalitet patriarkal që mendojnë që duke i kërcënuar gratë në politikë, mund të ndikojnë që t’i kthejnë ato mbrapa”, ka shtuar ajo.
Ka deklaruar se 90 për qind e grave që sot janë aktive në skenën politike në Kosovë në një moment të caktuar kanë qenë pre e sulmeve të mizogjinisë dhe gjuhës së urrejtjes.
Ajo ka thënë se përkundër që ka bazë të mjaftueshme ligjore, përgjigja ndaj gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve duhet të jetë e menjëhershme.
“Kornizë të mjaftueshme ligjore ka dhe rastet duhet të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se programi i Kosovës për barazi gjinore është obligim ligjor duke shtuar se Qeveria e Kosovës me Ligjin për barazi gjinore obligohet ta ketë programin e hartuar.
Gusia ka thënë se norma e punësimit te gratë lë për të dëshiruar dhe mbetet ende e ulët.
Ka deklaruar se ka ende hendek gjinor në paga, duke shtuar se dallimi qëndron në 10.9 për qind, për punën e njëjtë.
Ajo ka thënë se qëndrimi në shkolla i fëmijëve është një nga arsyet kryesore për mospërfshirjen e grave në tregun e punës.
“Nëse krahasohemi me vendet e rajonit, jemi shtet që kemi dalë nga lufta, demokraci e re që ende përballet me plagë të luftës. Nëse shohim pjesëmarrjen e grave në FSK është më i larti në rajon, janë mbi 27 medalje në xhudo që janë të fituara nga vajzat. Në nivelin komunal, kemi shumë pak gra që garojnë për kryetare komunash”, ka thënë ajo.
Ndërkaq numrin e rasteve të dhunës ndaj grave e ka quajtur shqetësues.