Ish-deputeti Haki Abazi ka zhvilluar një aksion simbolik te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që energjia elektrike të shtrenjtohet për 16.1%.
“Qeveria=ZRRE” e “16.1%” ka shkruar ai në shkallët dhe dyert hyrëse të ndërtesës së Qeverisë.
ZRRE-ja ka marr vendim që nga 1 maji rryma të shtrenjtohet për 16.1%.