Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se më 24 mars 1999, bota intervenoi për t’i ndalur masakrat dhe krimet sistematike të regjimit të Millosheviqit ndaj popullit tonë.
Ai ka thënë se në përvjetorin e 27-të të nisjës së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake të Serbisë, i nderojnë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e luftës dhe i falënderojnë të gjithë ata që qëndruan në anën e së vërtetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bombardimet e NATO-s u koordinuan edhe me UÇK-në, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, aleatët tokësorë të NATO-s, të cilët sot po gjykohen në Hagë dhe po trajtohen sikur të mos kishte ekzistuar arsyeja për ndërhyrjen e Aleancës Veriatlantike”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai ka thënë se mirënjohja për NATO-n është e përjetshme, sepse ato ditë vendosën fatin e Kosovës dhe ishin vendimtare në rrugën drejt lirisë.
“Nga 24 marsi 1999 deri te sfidat e sotme, rruga jonë mbetet e njëjtë: në anën e së vërtetës. Ne nuk harrojmë. Ne nderojmë. Dhe mbi të gjitha, vazhdojmë ta mbrojmë lirinë që u fitua me shumë sakrificë! NATO, faleminderit përjetësisht!”, ka shkruar Hamza.