Arbëri

Hamza kërkon unitet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Bedri Hamza

Foto: Driton Paçarada

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se në seancën e parë të rregullt të legjislaturës së re të Kosovës do të kërkojë që të miratohet një rezolutë me të cilën do të kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtarëve e respektim të të drejtave të njeriut, për të akuzuarit në Hagë. 

Ai ka kërkuar mbështetje të plotë për këtë rezolutë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë liderëve partiakë e institucionalë që të marrin pjesë në marshin e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të U{K-së që po gjykohen në Hagë. 

Hamza ka thënë se PDK-ja do të frenohet nga debati në seancën konstituive, ndërsa ka thënë se PDK-ja do t’i japë përkrahje për gjetje konsensusi për çështje të rëndësisë së madhe, siç është edhe çështja e presidentit dhe ajo për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. 

“Përkrahja për konsensus nuk është shenjë dobësie, por përgjegjësi shtetërore. Ne do të japim kontributin tonë për marrëveshje në të mirë të Kosovës, por pa bërë kompromis me interesin shtetëror”, u shpreh kryetari Hamza.

Hamza ka thënë se PDK-ja do të përkujdeset për ruajtjen e çfarëdo tendence për shkelje të Kushtetutës, ndërsa ka thënë se në të kaluarën dhjetëra ligje të kaluara në Kuvend janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu ka thënë se PDK-ja do të mbrojë pa kompromis interesin publik, rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërsa ai ka thënë se ka dëgjuar ekspozenë e të mandatuarit për qeverinë e re, Albin Kurti, duke thënë se është më shumë premtime e ka çështje që nuk ka bazë nga të financohen. 

Ai ka thënë se duhet vepruar pasi Kosova po zbrazet.

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Zgjidhet Qeveria Kurti 3