Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Albin Kurtin dhe kolegët e tij se kanë vendosur ta vështirësojnë jetën në Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë mundësinë që të kthehen në votim të hapur, por se ata po refuzojnë.
Ai pas dështimit të seancës konstituive për të 39-ën herë, tha se ata si AAK u angazhuan për ta kthyer votimin e hapur, por sipas tij, situata është e vështirë.
“Është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë ndarë mendjen me e vështirësu jetën e Kosovës, që ta bëjnë edhe më keq. Pra ua ka dhënë mundësinë gjykata të kthehen në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë...është vështirë me këtë njeri”, tha ai.
