Një burim iranian i ka thënë CNN-it se Irani po ecën përpara me monetizimin e kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit, ku Teherani zyrtar kontrollon se kush kalon dhe me çfarë kushtesh.
"Ne do të vazhdojmë të shtypim Izraelin dhe të krijojmë një regjim të ri ligjor në Ngushticën e Hormuzit", ka thënë burimi, duke iu referuar me sa duket disa raporteve që detajojnë pagesa në rangun e 2 milionë dollarëve për çdo cisternë që kalon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimi ka shtuar se Trumpi duhet të "pranojë kushtet e Iranit" për përfundimin e luftës, duke thënë se ai rrezikon vetëvrasje politike.
"Duket se Trumpi, i përballur me presion nga brenda Amerikës dhe rritjen e çmimeve globale të naftës, duhet të dalë nga kurthi që Netanyahu i ka ngritur sa më shpejt, dhe të pranojë kushtet e Iranit”, ka thënë burimi.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyç përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore. Që kur ka nisur lufta SHBA-Izrael, ajo ka mbetur pothuajse e mbyllur, çka ka çuar në rritje të vazhdueshme të çmimeve të naftës.