Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje, qysh kur e ka formuar Qeverinë pa koalicion.
Siç ka thënë ai, tashmë Kurti e ka gjetur “formulën” e qëndrimit në pushtet. Haradinaj ka thënë se Kurti do ta bëjë sërish “me shkepjen e një pakoje financiare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për propozimet e Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës për presidentin, Haradinaj ka thënë se kjo “as që ka qenë ofertë”.
“Nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetur për ta harxhuar këtë kohë pa e kryer punën që i takon ta kryejë. Pra, Kurti vendosi të shkojmë në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamuflazhi i tij. Për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me të gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve, veçse e ka përgatitur një pako financiare që synon me e shkepë para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjet formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat ”, ka thënë ai.
Kurti dhe Qeveria kanë pranuar se po përgatitin një pako për përballjen e inflacionit. Ndërkaq ka pasur raportime se aty do të përfshihen rritje të shtesave për fëmijë e pensionistë.