Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka gënjyer mërgatën shqiptare gjatë takimeve me ta.
Sipas Haradinajt, Kurti po e viziton mërgatën vetëm në prag të zgjedhjeve, duke shtuar se ai është dashur t'ua sqaronte se së bashku me Listën Serbe "i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T'u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Deputeti i AAK-së ka shtuar se janë edhe 1001 të vërteta të dhimbshme që Albin Kurti s'i ka përmendur në takim me diasporën.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën se Kurti ka zhvilluar takime në Koln me bashkatdhetarë. Në komunikatë u tha se kanë diskutuar për rolin e mërgatës, arritjet dhe sfidat në avancimin e Kosovës.
“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, është shprehur Kurti, thuhet në komunikatë.