Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivistët e liruar të flotiljes në Gazë pretendojnë se janë abuzuar nga Izraeli, përfshirë përdhunimin

Gaza

Organizatorët e flotiljes humanitare që tentoi të dërgonte ndihma në Rripën e Gazës kanë akuzuar autoritetet izraelite për abuzim ndaj aktivistëve të arrestuar, duke pretenduar për raste të dhunës fizike dhe sulmeve seksuale, përfshirë përdhunimin.

Sipas organizatorëve të “Global Sumud Flotilla”, disa nga aktivistët e liruar nga paraburgimi izraelit janë hospitalizuar me lëndime të ndryshme, ndërsa pretendohet se janë regjistruar të paktën 15 raste të sulmeve seksuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të paktën 15 raste sulmesh seksuale, përfshirë përdhunim. Të qëlluar me plumba gome nga afër. Dhjetëra njerëzve u janë thyer kockat”, thuhet në reagimin e publikuar nga flotilja në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, “Israel Prison Service” i ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Akuzat e ngritura janë të rreme dhe tërësisht pa bazë faktike”, tha një zëdhënës i shërbimit të burgjeve për Reuters.

Sipas tij, “të gjithë të burgosurit dhe të paraburgosurit mbahen në përputhje me ligjin, duke respektuar plotësisht të drejtat e tyre themelore dhe nën mbikëqyrjen e stafit profesional dhe të trajnuar të burgjeve”.

Forcat izraelite arrestuan të martën 430 persona në bordin e 50 anijeve në ujërat ndërkombëtare, duke ndalur flotiljen me vullnetarë që synonin të dërgonin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Pretendimet për abuzim kanë rritur presionin ndaj autoriteteve izraelite për të sqaruar trajtimin e aktivistëve të ndaluar, sidomos pas publikimit të një videoje ku një ministër izraelit shihet duke tallur disa nga të arrestuarit brenda një burgu.