Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar deputetin Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër.
Ai ka thënë se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe se presidentja Vjosa Osmani, nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.
“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike. Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hradninaj në Facebook.