Arbëri

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar

Albin Kurti - Ramush Haradinaj

Albin Kurti - Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit për mosluftim të korrupsionit. Ai ka thënë se gjatë mandatit të saj, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për ta luftuar korrupsionin. 

Sipas tij, Kosova aktualisht është në kulmin e korrupsionit. 

“Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye. Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

AAK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit hyn në garë e vetme, pa asnjë koalicion parazgjedhor.