Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasaj: E pakuptimtë të procedohet me një draftbuxhet që s'e reflekton as vetë strukturën e Qeverisë

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, ka vlerësuar se draftbuxheti aktual nuk reflekton strukturën e re të qeverisë dhe se dominohet nga shpenzimet rrjedhëse.

Hasaj ka deklaruar se do të ishte e pakuptimtë dhe jo praktikë e mirë buxhetore që të procedohet me një draftbuxhet që nuk e pasqyron as vetë organizimin aktual të ekzekutivit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, mospërfshirja e ministrive të reja në projektbuxhet përbën mungesë të standardit të duhur në planifikimin financiar.

“Do të ishte e pakuptimtë dhe jo praktikë e mirë buxhetore që të procedohet me një draftbuxhet që nuk e reflekton as vetë strukturën e qeverisë... Mospërfshirja e ministrive të reja në projektbuxhet nuk është praktikë e mirë buxhetore”, ka thënë ai të enjten në “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka theksuar se në dokumentin aktual vërehet qartë dominimi i shpenzimeve rrjedhëse, që përfshijnë pagat, subvencionet dhe transferet, si dhe mallrat dhe shërbimet. 

“Dallohet që ky buxhet dominohet nga shpenzimet rrjedhëse. Nënkuptohet për shpenzimet që bëhen për paga, për subvencione dhe transfere, mallra dhe shërbime dhe rritja e shpenzimeve rrjedhëse në këtë vit është më e përshpejtuar sesa rritja për shpenzimet kapitale”, ka shtuar ai.

Hasaj ka thënë se nëse do të kishte pasur vullnet dhe angazhim nga Ministria e Financave, reflektimi i strukturës së ministrive të reja do të ishte bërë që në draftin e dorëzuar dhe që aktualisht po shqyrtohet në Kuvend.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e investimeve në resurset njerëzore, duke e cilësuar si të çuditshme neglizhimin e këtij aspekti, sidomos kur raportet për vendin nga Komisioni Evropian dhe Zyra Kombëtare e Auditimit evidentojnë mungesën e kapaciteteve njerëzore për planifikimin me kohë të thirrjeve të prokurimit dhe tenderëve.

“Qeveritë mund ta shohin si jo të rëndësishme që të investohet në resurset njerëzore, gjë që është e çuditshme në pasi raportet për vendin të Komisionit Evropian dhe raportet tjera të ZKA-së, bëjnë me gisht nga mungesa e kapaciteteve njerëzore për të planifikuar me kohë thirrjet në kuadër të prokurimit, tenderët etj., gjë që nuk e kemi parë asnjë qeveri duke e adresuar”, ka deklaruar ai.