Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Xani, ka thënë se rikthimi i Vjosa Osmanit në listën e LDK-së e ka zgjuar elektoratin e kësaj partie.
Ai është shprehur me besim se “bashkimi i LDK-së” do të rezultojë në përqindje shumë më të lartë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“LDK ka pasur një numër të madh votuesish, por nga zgjedhjet në zgjedhje, sidomos pas ndarjes së LDK-së, e kemi parë që vota në LDK ka shkuar duke fjetur. Rikthimi e ka dhënë efektin e vet, rikthimi i Osmanit në LDK. Madje një kombinim fantastik po duket kandidati për kryeministër dhe kandidatja për presidente ka arritur ta zgjojë elektoratin e LDK-së”.
Hasanpapaj: Xhandarmëria s’mund të bëhet, është një përrallë elektorale
Bardhyl Hasanpapaj i LDK-së e ka quajtur krijimin e xhandarmërisë “përrallë elektorale” të Albin Kurtit, kryeministri në detyrë.
Ai ka thënë se Qeveria është dashur të punojë për nevojat esenciale të njësive të Policisë dhe ushtrisë.
“Nuk mund të bëhet sepse nuk e nis pasi të shpallen zgjedhjet dhe si do e bëjnë, thanë e formuan grupin punues, për ta bërë koncept dokumentin dhe pastaj projektligjin. E paraqesin në publik sikur e bënë, por e ke Policinë, ushtrinë, bleju uniforma, pajisjes, trajtoji me dinjitet, rregulloju çështjen e pensionimit”, ka thënë ai.
Hasanpapaj: Pas zgjedhjeve, VV-ja s’do të mund ta krijojë shumicën parlamentare
Bardhyl Hasanpapaj, kandidat për deputet nga radhët e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se pas zgjedhjeve të 7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje s’do të mund të krijojë më shumicën parlamentare.
Hasanpapaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se është shumë me rëndësi të rritet toleranca, bashkëpunimi mes partive politike e të arrihet konsensusi.
“...Rezultati do të jetë shumë më ndryshe nga dhjetori. Lëvizja Vetëvendosje s’do të ketë mundësi jo vetëm të pengojë zgjedhjen e presidentit, por s’do të ketë mundësi të zgjedhin as qeverinë e as të krijojë shumicën parlamentare. Me rëndësi është të rritet toleranca, bashkëpunimi mes partive politike e të arrihet konsensusi”, ka thënë Hasanpapaj.
Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me propozim për presidentin, që është Vjosa Osmani. Ai ka thënë se Osmani është “kandidatja më e mirë, më dinjitoze dhe më profesionale, që i duhet Kosovës në këto momente”.
Xani: Osmani s’mund të pensionohet vetëm pse i ka përfunduar mandati
Kandidati për deputet nga radhët e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Xani, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani nuk mund të pensionohet nga politika vetëm pse asaj i ka përfunduar mandati si presidente.
Ai ka thënë se janë për një përplasje korrekte politike, por i dënojnë epitetet e ulëta të përdorura.
“Znj. Osmani s’mund te pensionohet nga politika vetëm se e ka përfunduar mandatin presidencial. Ajo është në një fazë tjetër, në garë politike. Është normale, me pasur përplasje politike korrekte. Madje nëse ke argumente e fakte ballafaqohu me znj. Osmani. Ne s’po i themi që iki debatit e mos na sfido me çështje politike. Çështjet politike i motivojmë e i themi çkado që ka bë keq znj. Osmani për këto vite sa ishte presidente e vendit le të në thonë. Këtë e ka bë keq dhe në rregull jemi. Por, jo me epitete që nuk janë të hijshme e s’kanë efekt pozitiv as për shoqërinë tonë. Duhet kontribuojmë për një politikë që ka mirëkuptim përplasje idesh politike”, ka thënë Xani në “Konfront” të KTV-së.
Hasanpapaj për LVV-në: Nga lëvizje që protestonte, sot në një që i ka kapur institucionet
Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për kapje të institucioneve dhe punë kundër qytetarëve.
Ai ka thënë se zyrtarë të Vetëvendosjes po bëjnë fushatë me gjuhë urrejtjeje ndaj partive të tjera, derisa ka shtuar se këtë lloj gjuhe qysh nga fillimi “e ka instaluar LVV-ja”.
“Një lëvizje që protestonte siç ka bërë në vazhdimësi kundër institucioneve për çfarëdo padrejtësie që ka menduar se po i bëhet shoqërisë, sot kemi një fazë tjetër ku kjo lëvizje ka kapur të gjitha institucionet dhe me krerët e tyre është kundër qytetarëve. Ajo çka bëri ministri i Jashtëm Konjufca ishte në vazhdën e kësaj logjike, kundër qytetarëve. Nuk ishte problemi i përdorimit të një fjale frizerke, i gjithë skenari ishte poshtërsi. Ishte skenar i organizuar, ai qytetari që e pyet, ishte mirë e organizuar ishte gjatë një takimi”, ka thënë Hasanpapaj.