Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga koloneli Kurt A. Rorvik në Kampin Bondsteel në Ferizaj. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans.
Në njoftimin e Presidnecës thuhet se Haxhiu ka vlerësuar se Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin jetik në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës ... Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, citohet të ketë thënë Haxhiu.
Ndërkohë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për këtë ceremoni thuhet se “roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”.
Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale - Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.