Shefi i Misionit në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Vehbi Miftari, ka njoftuar se ka pranuar dekretin për lirim nga kjo detyrë prej ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ai ka falënderuar ish-presidenten Vjosa Osmani për besimin kur e ka emëruar në këtë pozitë. Miftari ka thënë gjithashtu se kjo nënkupton përfundimin e këtij angazhimi por jo edhe të tjerave për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim. Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan. Sot, kthehem i lumtur që jo vetëm misioni, por edhe marrëdhëniet janë të konsoliduara plotësisht. Falënderoj Presidenten Osmani për besimin, secilin prej jush për përkrahjen dhe Selinë e Shenjtë për dashurinë me të cilën më mirëpriti e më ofroi bashkëpunim”, ka shkruar në njoftimin në faqen e tij në Facebook, Miftari.
Miftari ka qenë gjithashtu edhe këshilltar i ish-presidentes Vjosa Osmani.
Haxhiu: Procedura për lirimin e Miftarit nisi më 2025
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka refuzuar ta quajë shkarkim lirimin nga detyra të shefit të Misionit në Vatikan, Vehbi Miftari. Ajo ka bërë të ditur se procedurat për largimin e tij kanë nisur më 2025.
Haxhiu ka thënë se i ka pranuar një numër të madh të lëndëve nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe ka vazhduar me procedurat aty ku gjithçka ka qenë në rregull.
“Unë nuk do ta quaja shkarkim. Çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, kthime e rotacion dhe ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionojë sipas ligjit dhe nevojave të shtetit. Sa i përket zotit Miftari, procedura për lirimin e tij ka nisur më 2025. Kam trashëguar një numër të madh lëndësh në raport me këto çështje. I kam trashëguar nga presidentja Osmani dhe aty ku gjithçka ishte në rregull në raport me procedurat do t’i vazhdoj. Janë bërë 8 emërime, tri lirime dhe dy riorganizimeve të misioneve konsullore”, ka thënë ajo në një konferencë për media të enjten, pas caktimit të datës së zgjedhjeve të ardhshme.