Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për tejkalimin e krizave politike dhe kthimin e stabilitetit në vend.
Përmes një reagimi në Facebook të shtunën, Haziri ka thënë se Kosova ka nevojë për qartësi politike dhe një agjendë të qartë, teksa vendi ndodhet në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, çdo marrëveshje për formimin e institucioneve duhet të bazohet fillimisht në një program zhvillimor dhe agjendë strategjike, ndërsa ndarja e përgjegjësive institucionale duhet të vijë vetëm në fund të procesit.
“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri.
Ai ka theksuar se roli i Kosovës si faktor i stabilitetit rajonal lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin dhe bashkëpunimin e brendshëm politik.
Haziri ka paralajmëruar gjithashtu për pasojat e zgjedhjeve të shpeshta, duke thënë se vendi nuk mund të mbetet vazhdimisht në cikle zgjedhore dhe krizash politike.
“Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur me 17 shkurt. Republika, mbi të gjithë”, ka përfunduar ai.
Një afrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është komentuar shumë së fundmi. Megjithatë, jo pak janë zërat kundër një marrëveshje të tillë. Deputeti tjetër i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se LDK-ja s’mund të jetë peng i interesave personale.
Sipas rezultateve të 7 qershorit, LVV-ja ka marrë 53 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca shtatë.