Arbëri

Hoti: Ka mirëkuptim të plotë për nevojën e qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka njoftuar lidhur me takimet që ka pasur në Bruksel.

Ai ka thënë se tema që është diskutuar në të gjitha këto takime janë me interes vital, duke filluar nga liberalizimi i vizave.

Hoti ka deklaruar se ka një mirëkuptim të plotë për nevojën që qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Tash është obligim i joni që ti mirëmbajmë ato kritere që i kemi plotësuar për vizat Do të punojmë me secilin vend të BE-së për të treguar përkushtimin tonë për reformat. Çështja e dytë që kemi diskutuar është luftimi i pandemisë. Ne tash duhet të bëhemi gati për valën e dytë të pandemisë dhe do të bashkëpunojmë për të siguruar kapacitetet e nevojshme”, ka thënë ai.