Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka vlerësuar “mentalitetin e pastër dhe zemrën” pas fitores së vështirë ndaj Meksikës. Anglia luajti për kohë të gjatë me një lojtar më pak në stadiumin e zhurmshëm “Azteca” për fitore 3:2 ndaj Meksikës dhe për vend në çerekfinale të Botërorit.
Meksika u hodh në sulm në pjesën e dytë, por fitorja megjithatë ishte për anglezët.
“Jam krenar për mentalitetin dhe qasjen. Në këto raunde e rëndësishme është të gjesh mënyrë për të fituar. Ne e bëmë me mentalitet të duhur dhe me zemër”, ka thënë Tuchel.
“Ne kapërcyem çdo pengesë që na doli para. Jam shumë krenar me mentalitetin dhe vullnetin e ekipit”, ka shtuar tekniku gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë atmosferën fantastike në stadiumin ikonik në Meksikë, Anglia bëri paraqitjen më të mirë në këtë Botëror.
Tuchel ka thënë se ndihej sikur kanë fituar finalen e jo ndeshje të 1/8 së finales.
“Ishte moment gëzimi kur arbitri dha shenjë për fundin e ndeshjes, duke ditur atë që kemi kaluar. Kemi luajtur 40-50 minuta me një lojtar më pak, në lartësi të madhe mbidetare, në shtëpinë e rivalit, kundër një skuadre shumë të fortë meksikane. Ishte një paraqitje heroike dhe një rezultat heroik në fund”, ka theksuar Tuchel.