Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyseni thotë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën janë provokuese

Alban Hyseni

Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Gjilanit, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët. 

Në një reagim në Facebook ai ka thënë se prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Hyseni në Facebook, 

Ai ka thënë se qytetarët meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion.

Gjatë ditës edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, i ka quajtur të papranueshme stërvitjet ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke deklaruar se ato përbëjnë provokim ndaj popullatës shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook të cilin e ka shoqëruar edhe fotografi e cila tregon disa parashutistë, ai ka shkruar se demonstrimi i forcës me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptar.