U mbajt mirë në kulmin e virusit COVID-19, por tani kur po vlerësohet se pandemia është dobësuar, në Fushë-Kosovë janë shtuar rastet e infektimeve.
23 persona janë konfirmuar me koronavirus në këtë komunë vetëm javën e fundit, derisa kaq shumë raste nuk pati as gjatë kulmit të sëmundjes.
Në shtimin e të prekurve ka ndikuar përhapja e virusit në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Komunën e Vushtrrisë.
Njëri nga punëtorët e infektuar ka rrëfyer mënyrën se si dyshon ta ketë marrë virusin.
KEK-u ka një numër të madh të punëtorëve nga Fushë-Kosova, kryesisht nga fshatrat.
Kjo korporatë ka konfirmuar për televizionin se dy punëtorë të saj nga kjo komunë janë infektuar me këtë virus, derisa gjatë ditës priten rezultatet e dhjetëra mostrave të punëtorëve të KEK-ut.
Miradia e Ulët vazhdon të jetë i vetmi fshat që ka persona të infektuar.
Nga 23 raste aktive, 11 prej tyre janë në fshatin Miradi e Ulët, ndërsa 12 në qytetin e Fushë-Kosovës.