Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, nga ora 09:00 ka nisur pranimin e urimeve me rastin e festës së Kurban Bajramit në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku po priten përfaqësues të institucioneve, bashkësive fetare dhe qytetarë, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e uruesve të parë ishte ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili i përcolli urimet Myftiut Tërnava për Kurban Bajramin, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si simbol i sakrificës, mirësisë dhe solidaritetit mes njerëzve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIpeshkvi i Kosovës tha se Kurban Bajrami është një moment i rëndësishëm për të forcuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta ndërfetare dhe ndërnjerëzore.
“Urimet e festën e Kurban Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë në Kosovë dhe në vendet e trojeve tona, jam këtu për të shprehur urimet tona, mirënjohjen, por edhe urimet tona, me ftyt nëpër nava, gjithë bashkësisë Islame. Kështu që të dëshmojmë edhe njëherë, si gjithmonë, respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërvërtare, gëzimin ndërvëllazëror, bashkëndarjen e dhimbjes dhe gëzimit, edhe në këtë rast bashkëndarjen e ndjenjave të festës, sikur është Kurban Bajrami, sepse çdo festë është një lartësim i shpirtit të drejtë Zotit, krijuesit të gjithëpushtetshëm", ka thënë ai.