Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet burgim për spiunazh në favor të Serbisë.
Në bazë të akakuzës së Prokurorisë Speciale ai i ka ndihmuar Agjenicë për Siguri e Inteligjencë të Serbisë BIA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas organit të akuzës, ai ka takuar drejtorin për luftimin e terrorizmit në kuadër të BIA-s Igor Babiq, dhe një zyrtar tjetër në territorin e Republikës së Serbisë, si në Vranjë, Nish e Bujanoc, të cilët i informonte në bazë të detyrave që ia caktonin paraprakisht e që kishin të bënin me informacionet lidhur me personat e radikalizuar dhe zhvillimin e rrymave vahabiste në Kosovë, ndikimin e tyre, numrin dhe funksionimin e mesxhideve (vende të faljes jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame).
I akuzuari pretendohet se i ka dërguar informata BIA-s serbe edhe lidhur me pjesëtarët e UÇK-së dhe vrasjet gjatë luftës. Prokuroria Speciale pretendon se ai edhe iu bashkua ISIS-it me urdhër të BIA-s.
Në dhjetor të 2022-tës, Selimi është dënuar me katër vjet e tetë muaj burgim për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, ku ka shërbyer si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ISIS-it. Aktgjykimi Gjykatës Themelore që është konfirmuar në Apel, konstatoi se ai pati edhe kontakt me figura të tjera të organizatës terroriste që kanë qenë nga Kosova, si Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi.