Marc Cucurella është transferuar te skuadra e Real Madridit.
Reali ka njoftuar të hënën se Cucurella ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2032.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Real Madridi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Marc Cucurellas. Mbrojtësi spanjoll do të jetë pjesë e Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme, me kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2032”, ka shkruar Reali në njoftim.
Mësohet se Reali ka paguar rreth 51 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Spanjës.
Cucurella do t’i bashkohet Realit pas përfundimit të Kupës së Botës pasi që aktualisht është i angazhuar te Përfaqësuesja e Spanjës.
Mbrojtësi i krahut të majtë ishte pjesë e Chelseat nga viti 2022.
27-vjeçari me klubin londinez zhvilloi 163 ndeshje, derisa kontribuoi me nëntë gola dhe 13 asistime.
Ai si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barcelonës. Karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Getafe e Eibari.