Arbëri

Java e ardhshme me kushte të ndryshueshme meteorologjike

Moti vranet

Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë i ndryshueshëm. 

Të hënën dhe të martën priten reshje të shiut, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Të hënën reshjet do të jenë me intensitet më të theksuar, ndërsa të martën do të jenë më të dobëta dhe nuk do ta përfshijnë gjithë territorin e Kosovës. 

“Këto reshje do të jenë të mirëseardhura, pasi do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë ndikim pozitiv në sektorin e agrometeorologjisë”, ka njoftuar IHMK.

Mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes”, ka njoftuar Instituti.

Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa të enjten do të jetë kryesisht me diell. Mot me diell e vranësira të shpërndara do të ketë edhe të premten.