Mot kryesisht i ngrohtë pritet të mbajë gjatë javës së dytë të prillit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndonëse java parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, të martën dhe të enjten mund të ketë riga shiu në disa zona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-23 gradë celsius.
Të hënën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale nga 1 deri në 4 gradë celsius, kurse maksimalet nga 18 deri në 23 gradë celsius.
Të martën, me vranësira vende-vende, parashihet që të ketë edhe shi. Temperaturat më të ulëta do të jenë nga 3 – 6 gradë celsius, ndërsa më të lartat nga 16 deri në 19 gradë.
Ndryshe nga e marta, të mërkurën do të ketë sërish mot me diell e vranësira të shpërndara. Megjithatë temperaturat parashihen të jenë më të ulëta. Nga 4 deri në 7 gradë celsius minimalet dhe nga 12 deri në 15 gradë celsius maksimalet e ditës.
Edhe të enjten do të ketë mot me diell e vranësira të shpërndara që mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të ulën në -1 dhe -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë.
Ndërsa të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me temperatura të ngjashme sikurse një ditë më parë.