Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Holanda “shkatërron” Suedinë, del në vendin e parë

Holanda “shkatërron” Suedinë, del në vendin e parë

Foto: Associated Press

Përfaqësuesja e Holandës ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Suedisë. Ndeshja e zhvilluar në Houston i takoi Grupit F.

Për “Tulipanët” ishte fitorja e parë në Botëror. Holanda në ndeshjen e parë barazoi 2:2 me Japoninë. Ndërsa për Suedinë ishte disfata e parë. Suedia në ndeshjen e parë fitoi 5:1 ndaj Tunizisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Sunderlandit, Brian Brobbey, i shënoi dy golat e parë në minutën e pestë dhe të 17-të.

Ndërkohë sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, i shënoi dy golat e tjerë në minutën e 47-të dhe të 54-t.

Golin e pestë për “tulipanët” e realizoi Crysencio Summerville në minutën e 89-të.

Ndërsa golin e vetëm për Suedinë e realizoi Anthony Elanga.

Besfort Zeneli debutoi për Suedinë në Botëror. Ai në lojë u inkuadrua nga minuta e 56-të.

Holanda i prin Grupit F me katër pikë. Suedia ka një pikë më pak në vendin e dytë.

Lexo përditësimet tjera
Holanda

Holanda “shkatërron” Suedinë, del në vendin e parë