Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell e me ndonjë vranësirë kalimtare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha atmosferike.
“Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më i përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës. Sipas parashikimeve, nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, tipik veror dhe i përshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme”, ka njoftuar IHMK.
Moti të hënën parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-12 gradë celsius, e maksimalet mes 24-27 gradë.
Të martën do të mbajë mot i ngjashëm ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 29 gradë.
Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-12 gradë celsius, e maksimalet mes 26-32 gradë.
Moti të enjten dhe të premten parashihet të jetë kryesisht me diell. Të premten temperatura maksimale parashihet të arrijë në 36 gradë celsius.