Nita Shala ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Drejtësisë.
Siç ka konfirmuar Shala për Kohën dorëheqja vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërbejnë në detyra publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrë parasysh përgatitjen time dhe përkushtimin për të kontribuar në ngritjen e brezave të juristëve të ri në Republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të Zëvendësministres më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”, ka thënë ajo.
Tutje shala ka shtuar se “shërbimi në pozitën e zëvendësministres në Kabinetin e Kryeministrit Kurti ka qenë nder për mua dhe i jam mirënjohëse për besimin e dhenë”.
Shala është emëruar në këtë post nga kryeministri AlibinKurti në mars të vitit 2021.