Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadrijaj kërkon të tërhiqet libri i Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë

time

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka konsideruar se Qeveria nuk po bën asgjë në mbrojtjen e të vërtetës së luftës dhe mbrojtjen e viktimave të saj.

Para deputetëve ka kërkuar që të tërhiqet libri i Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, për të cilin ka thënë se përmban të pavërteta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për mospajtimet lidhur me rezolutën e PDK-së e cila synon të mbrojë dinjitetin e viktimave të luftës, ka thënë se i vjen keq në nivelin që ka rënë Qeveria.

“E lus Andin Hotin si ministër, bëje një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës, si djalë i Ukshin Hotit, fati i të cilit nuk dihet. Historia nuk ndryshohet, nuk mund të ndryshohet me linçimet dhe organizimet që jeni duke i bërë. Tërhiqeni edhe librin për masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit, i cili ka shkruar të pavërteta dhe që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e që është shpërndarë nëpër vendet tjera. Vet shteti i Kosovës e ka shpërndarë libra me të pavërteta, në vende të ndryshme të botës”, ka thënë ajo.

Ekspozita, e cila ishte bazuar në librin e Gashit, ka nxitur reagime për faktet e  pasakta rreth masakrave në Kosovë. Lidhur me këtë, pas heqjes së saj nga sheshet kryesore të Prishtinës, Prokuroria ka bastisur shtëpinë e Gashit.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi 13 shkurt

Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të rregullt plenare që në rend ditë ka 16 pika.Përveç...