Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidatët e kualifikuar për punësim, në pritje të "mundësive buxhetore" të QKUK-së

mjek

Kandidatët që kanë arritur të kualifikohen për punë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të vazhdojnë të mbesin në pritje për fillim të punës, varësisht nga mundësitë buxhetore për 2026. 

Konkursi ishte shpallur më 7 nëntor 2025 për profilet shëndetësore: infermier me bachelor, infermier me shkollë të mesme, laborant mjekësor me bachelor, fizioterapeut me bachelor, teknik të fizioterapisë, teknik të radiologjisë me bachelor, mami dhe profile të tjera të ngjashme. E rezultatet përfundimtare janë publikuar në web-faqen zyrtare të QKUK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të enjten se kandidatët që i kanë kaluar me sukses fazat e rekrutimit dhe janë renditur në listën përfundimtare do të njoftohen nga Zyra e Personelit e QKUK-së për fillimin e punës, “në përputhje me mundësitë buxhetore për vitin 2026 dhe bazuar në renditjen përfundimtare të publikuar”.

“Ky konkurs ka karakter vjetor dhe, si i tillë, do të vazhdojë gjatë vitit me thirrjen e kandidatëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas renditjes në listën përfundimtare”, thuhet në njoftim.